“Rendimentet e grurit këtë vit në nivel vendi, nuk janë ato të priturat”, ka thënë kreu i qeverisë, Isa Mustafa, kur ka marrë pjesë në procesin simbolik të fushatës së korrje-shirjeve, në komunën e Lipjanit.
Shefi i qeverisë, theksoi se në parcelat e Mustafë Gashit, sasia e grurit arrin në 5-6 mijë kilogramë për hektar, që konsiderohet rendiment i lartë.
“Dëshirojmë që edhe më tutje të nxisim prodhimtarinë e përpunimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, në mënyrë që t’i zëvendësojmë këto produkte që vijnë nga jashtë me ato vendore”, theksoi Mustafa.
Ai ka thënë se rreth 84 mijë hektar tokë janë të mbjella me grurë, ndërkaq që gjysma e tyre janë të mbuluara me subvencione. Edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, e ka pranuar se rendimentet nuk janë në nivelin e duhur, por arrijnë në 4 tonë, për hektar, raporton KTV.
“Ende nuk po arrijmë që ti plotësojmë nevojat e Kosovës, me grurë që duhet të jenë 400 mijë tonë, ndërkaq për ta arritur këtë kuotë nevojiten të kultivohen edhe 25 mijë hektar grurë”, pohoi Krasniqi.
Ndërkaq fermeri, Mustafë Krasniqi, kërkoi nga kryeministri i vendit që të shtojë presionin mbi bankat, në mënyrë që ato t’i ulin kamatat e kredive për bujqit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...