Google ADS

Kontrollohen mbi 6 mijë biznese për kuponë fiskal

13:50 | 18 Gusht 2016
Arbresh.info

Inspektorët tatimorë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për lëshimin e kuponit tatimor, që ka nisur që prej datës 1 gushtit 2016, kane kontrolluar në terren rreth 6.600 biznese në të gjithë vendin.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri, shpjegoi për mediat se nga kjo fushate janë konstatuar probleme të llojeve të ndryshme në 12-15 për qind të subjekteve të kontrolluara.

Ai theksoi se në asnjë rast nuk janë vendosur gjoba, pasi qëllimi i kësaj nisme nuk është penalizimi i biznesit, por sensibilizimi i tij për funksionimin e kasës fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme