Qeveria e Kosovës ka planifikuar që nënshkrimi i kontratës me “Contour Global” për ndërtimin e Termocentrali “Kosova e Re” të kryhet deri në fund të muajit dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste për Telegrafin.
Sipas tij, edhe me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” nuk zgjidhet çështja e furnizimit me rrymë.
“Brenda këtij viti do të duhet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, ndonëse ka shumë punë. Duhet të rregullohen të gjitha çështjet me investitorët. Banka Botërore të jap mendimin e saj dhe duke mos e harruar komponentin e ndotjes së ambientit”, tha Shatri.
Sipas tij, strategjia e energjisë, duhet të jetë brenga numër një që duhet të kenë institucionet e vendit, duke shtuar se duhet të ndërtohet sipas tij, strategji jo për katër vite, por për një periudhë 20 deri 30 vjeçare.
“Duhet të ndërtohet një kapacitet i ri qoftë me thëngjill ose energji të ripërtërishme, sepse me plus 450 megavat, nuk mund të planifikojmë zhvillim dinamik të ekonomisë”, tha Shatri./Telegrafi/
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin