Është bërë konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Ky Komision do të drejtohet nga ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Komisioni ka këtë përbërje: kryetare Hykmete Bajrami nga LDK, anëtarët Arta Bajralia nga LVV, Enver Haliti nga LVV, Mirlinda Sadiku nga LVV, Eman Rrahmani nga LVV, Fadil Numra nga PDK, Hajdar Beqa nga PDK, Jasmina Dediq nga Lista Serbe, Albana Bytyqi nga AAK.
Grupi Parlamentar i LVV-së do të udhëheq me 7 komisione nga 14 gjithsej. PDK do të udhëheq me 2 komisione, LDK me 2, kurse Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga 1 komision. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...