Konsorciumi francez i udhëhequr nga “MDP Consulting” së bashku me operatorin e njohur botëror “Compagnie des Alpes” nuk kanë mjete të mjaftueshme për të marrë nën menaxhim Brezovicën, duke bërë që të shkelet afati për paraqitjen e masterplanit dhe nënshkrimi i kontratës me Qeverinë e Kosovës.
Kjo kontratë është planifikuar që të nënshkruhet më 3 mars të këtij viti, afat ky tash e 40 ditë.
Burime të gazetës “Zëri” brenda Komitetit Drejtues Ndërministror, kanë thënë se vonesa për nënshkrimin e kontratës ka ndodhur pikërisht për këtë arsye.
“Konsorciumi nuk ka arritur që deri më 7 prill të sjellë raportet financiare dhe garancionet bankare të kompletuara, andaj ka ndodhur edhe kjo vonesë”, ka thënë ky burim për gazetën në kushte anonimiteti.
Para katër muajve ishte shpallur fitues konsorciumi “Compagnie des Alpes”, i cili kishte mbetur i vetmi i interesuar, pasi që kompanitë tjera ishin tërhequr nga gara, duke mos shprehur interesim që të investojnë në Brezovicë.
Edhe pse kemi hyrë në muajin e dytë të mospërfilljes së datës 3 mars, zyrtarët qeveritarë deklarojnë se ende nuk janë gati për nënshkrimin e kontratës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...