Komunat investojnë pa e llogaritur koston e mirëmbajtjes

10:54 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Instituti për Politika Zhvillimore ka mbajtur sot tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet publike për investime kapitale në nivel lokal”.

Fetije Begolli, udhëheqëse e Divizionit për Menaxhime Komunale në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë me këtë rast se transparenca e komunave në raport me qytetarët nuk është e kënaqshme.

Sipas saj, kjo është evidentuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Kur jemi të publikimi i buxhetit mund të themi se jo të gjitha komunat janë të përgjegjshme në këtë drejtim. Jo tek të gjitha komunat mund t’i gjeni këto informata qoftë edhe e raportin e buxhetit. Në vitin 2016 është përmirësuar situata krahasuar me vitet e më hershme megjithatë nuk është në nivelin e kënaqshëm”, ka thënë Begolli, shkruan arbresh.info.

Ajo ka shtuar se nevojitet të avancohet transparenca dhe përfshirja në vendimmarrje me qëllim që tatimpaguesit të jenë mirë të informuar.

Begolli tha se pjesa më e madhe e investimeve kapitale po bëhen pa kosto të mirëmbajtjes.

“Komunat në bashkëpunim me nivel qëndror duhet të shohin mundësinë e financimit të mirëmbajtjes së investimeve kapitale. Procesi i mirëmbajtjes së investimeve aktualisht trajtohet pak qoftë nga niveli qendror qoftë nga niveli lokal.

Të njëjtën gjë e tha edhe Daradan Abazi, hulumtues në INDEP.

Abazi tha se nëpër komuna është investuar shumë në rrugë mirëpo nuk është marrë parasysh se këto investime kanë kosto të lartë të mirëmbajtjes.

“Komunat duhet të investojnë më shumë në mirëmbajtje dhe kjo ka qenë edhe vërejtje e Komisionit Evropian. Kemi investuat shumë si shtet në rrugë por nuk e kemi parasysh që kjo shkakton edhe kosto të mirëmbajtjes”, tha Abazi./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1397033557028399/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme