Google ADS

Komuna e Skenderajt furnizohet me e-kiosk, i kushtoi mbi 6 mijë euro

09:57 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Kioskat elektronike mundësojnë nxjerrjen e dokumenteve në mënyrë digjitale nga Regjistri i Gjendjes Civile.

Tashmë kanë metodë po e aplikojnë disa komuna nga Kosovë, shkruan arbresh.info.

E së shpejti pritet që në mesin e tyre të futet edhe komuna e Skenderajt. Është dhënë tenderi për blerje të një E-kioske nga kjo komunë.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kjo kioskë elektronike i ka kushtuar komunës mbi 6 mijë euro. Saktësisht ky furnizim ka kushtuar 6 524,12 euro.

Ndërsa kompania fituese është ‘PBC SH.P.K.’ nga Prishtina.

Në këtë tender gjithashtu ofertën e tij e kishte dërguar edhe një tjetër operator ekonomik por që ishte vlerësuar si i papërgjegjshëm.

Në të njëjtin njoftim thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, në korrik të vitin që lamë pas gjithsej 20 komuna të Kosovës tashmë kanë instaluar përdorimin e kiosqeve elektronike me qëllim të lehtësimit të shërbimeve administrative.

Komuna e Prishtinës ishte komuna e parë në Kosovë e cila më 11 qershor 2015, futi në përdorim sistemin automatik të marrjes së dokumenteve në mënyrë digjitale nga Regjistri i Gjendjes Civile. Përmes kioskut elektronik, u bë e mundur që të merren pesë dokumente të gjendjes civile: certifikata e lindjes, ekstrakti i lindjes, certifikata e martesës, certifikata e vendbanimit dhe certifikata e shtetësisë. Këto pesë dokumente mbulojnë 85% të kërkesave për dokumente në Komunën e Prishtinës

E komuna me numrin më të madh të kiosqeve elektronike të instaluara është Prizreni, me gjithsej 8 kiosqe.

Prishtina, Gjilani dhe Istogu kanë nga 4 kiosqe ndërsa Mitrovica 3. Të tjerat komuna kanë nga 2 dhe 1 kiosqeve elektronike të instaluara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme