Komuna e Prishtinës ndan 1 milion euro për ndërtimin e shkollës “7 Shtatori”

11:40 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Shkolla e mesme “7 Shtatori” në Prishtinë pritet që të bëhet me objekt të ri.

Kjo pasi komuna tashmë ka njoftuar për hapje të tenderit, shkruan arbresh.info.

E ndërtimi i objektit të ri të shkollës së mesme të Tregtisë, Hotelerisë dhe Turizmit “7 Shtatori” në Prishtinë pritet të kushtoj afër 1 milion euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullat të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar është saktësisht 900.000,00 euro.

Aty thuhet se data e parashikuar e fillimit të procedurës është 27 prill.

Por, në njoftim nuk jepen detaje të tjera.

Ndryshe Shkolla e mesme e Tregtisë, Hotelerisë dhe Turizmit “7 Shtatori” në Prishtinë ka filluar punën më 01.11.1990.

Në vitin shkollor 1990/91 si vit i parë u regjistruan 230 nxënës, ndërsa më 20.06.1992 shkolla u emërua me emrin “7 Shtatori”./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme