Komuna e Prishtinës planifikon blej tepih në vlerë 5 mijë euro.
Tepihu do të shfrytëzohet nga kopshtet në kryeqytet, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës është 20 ditë.
OP me rastin e aplikimit duhet të sjellin një vërtetim nga administrata tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik, se operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit, gjithashtu kërkohet kopja vetëm nga operatori ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 10.08.2020 vetëm përmes Platformën Elektronike./arbresh.info/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...