Kuvendi i Komunës të Podujevës ka miratuar buxhetin për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore 2022-2023 si dhe ka miratuar vendimin për transferimin e mjeteve buxhetore nga kategoria rezervë 38.
Drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, prezantoi Projektbuxhetin e Komunës së Podujevës për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore 2022-2023.
Latifi tha se Ministria e Financave ka përcaktuar kufijtë finalë të buxhetit për vitin 2021 dhe projeksionet për vitet 2022-2023
“Buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2021 është 23,853,654.oo euro. Kjo strukturë buxhetore është e përbërë prej dy burimeve: nga Grandi Qeveritar në shumën prej 21,385,797.00 euro plus 1,125,298.00 euro nga klauzola e investimeve dhe nga të hyrat vetanake në shumën prej 1,342,559.00 euro”, tha drejtori Latifi.
Më tej ai ka prezantuar shpenzimet e ndara sipas kategorive ekonomike, planifikimin dhe strukturën e ndarjes së mjeteve nëpër drejtoritë përkatëse.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës diskutuan këshilltarët komunalë, Hasan Ajeti (LDK), Lirika Maliqi (LVV), Bashkim Syla (PDK), Adnan Zymeri (LDK), Pajtim Balaj (LVV), Mrika Thaçi (AAK), Rafet Llapashtica (PDK), Adelinë Stublla (LVV), Avni Fetahu (LVV), Doruntina Hasani (LVV).
Sqarime lidhur me diskutimet dhe pyetjet e shtruara nga këshilltarët dhanë anëtarët e ekzekutivit, Faik Muçiqi, drejtor i Shërbimeve Publike, Hamdi Jaha, drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Donika Sfishta, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Vezir Januzi, drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Pas diskutimeve lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Kuvendi miratoi Buxhetin e Komunës së Podujevës për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore 2022-2023.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, Latifi ka prezantuar propozim vendimin për transferimin e mjeteve buxhetore nga kategoria rezervë 38.
Drejtori Latifi tha se mjetet buxhetore nga kategoria rezervë të planifikuara për implementimin e Ligjit 06/L-111 për paga në sektorin publik – burimi i financimit 10, në kuadër Buxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2020, në vlerë prej 1,528,916.00 euro transferohen në kategori të ndryshme buxhetore. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...