Në komunën e Obiliqit do të bëhet vaksinimi i kafshëve.
Vaksinimi i lopëve, deleve dhe dhive do të bëhet kundër disa sëmundjeve, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit rregullativ të Prokruimit Publik.
Gjithashtu aty thuhet se për kontratën me titull ‘Vaksinimi i kafshëve kundër sëmundjeve të klostridieve dhe fasciolave, insiminimi artificial i gjedheve , trajtimin e edometrit dhe anestrusit të gjedheve’ është planifikuar të shpenzohet shuma mbi 100 mijë euro ose saktësisht 129.150,00 euro.
Ndërsa në sqarim thuhet se do të vaksinohen mbi 4 mijë lopë, dele dhe dhi.
“Vaksinimi i lopëve, deleve dhe dhive 4020-copë -Furnizimi me material gjenetik 1500-copë për më shumë referoju dosjes në tender”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 18 mars 2020, në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...