Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 94 fermerë , ku 79 prej tyre janë pajisur me nga një thes me farë misri dhe 100 kg pleh artificial, ndërsa 15 fermer me nga 2 thasë farë misri dhe nga 200 kg pleh artificial.
Ky projekt arrin vlerën prej 6,213 euro, me ç’rast komuna ka ndarë fonde në shumën prej 4,970 euro, kurse pjesa tjetër në shumën prej 1,242.6 euro, është siguruar nga participimi i fermerëve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave midis Komunës dhe fermerëve, i pranishëm ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku.
Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri u shpreh i sigurt që do vazhdohet edhe më tutje që ti kushtohet një angazhim i veçantë sektorit të bujqësisë.
“Ndihem i kënaqur që sot gjendem në mesin tuaj për të vazhduar procesin e mbështetjes me subvencione nga buxheti komunal. Këtë do ta bëjmë edhe në të
ardhmen duke u fokusuar në mbështetje të të gjithë fermerëve në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, vreshtarisë, pemëtarisë dhe bletarisë”, tha kryetari Bahtiri.
Ai më tutje ju bëri thirrje fermerëve mitrovicas që t’ju përgjigjen ftesës për bashkëpunim me kompaninë “Agroprodukti” nga Istogu, për kultivimin e bimëve mjekësore aromatike, duke i njoftuar njëkohësisht fermerët me kushtet e bashkëpunimit. Kryetari Bahtiri theksoj se fermerët e interesuarfarën e kanë falas nga kjo kompani dhe se përftimi i tyre do jetë shumë i madh.
Me ketë rast fjalën e mori edhe drejtori i Bujqësisë, Ekrem Sadiku, i cili tha se sektori i bujqësisë do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga komuna./Arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...