Rreth 12 mijë e 500 euro pritet t’i kushtoj një veturë komunës së Klinës.
E për katër ‘automjete të vogla’ siç kanë quajtur ata vlera e parashikuar e kontratës është 50 mijë euro.
Kjo bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se komuna e udhëhequr nga Zenun Elezaj ka hapur tenderin me titull furnizim me automjete zyrtare.
Teksa thuhet se vendi i dorëzimit është Klina, nuk jepen detaje se nga kush do të përdoren veturat.
Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes derisa si rrallëherë ofrimi i çmimit më të ulët nuk është kiter për dhënie të tenderit. Përparësi do t’i jepet tenderit ekonomikisht më të favorshëm që 50% përfshin çmimin, 30% shpenzimet e derivateve ne 100 km dhe 20% servisimin e rregullt me të gjitha shpenzimet full servismi çdo 10 000 km në vit.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 29.05.2020,e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’