Google ADS

Komuna e Kamenicës ndan mbi 2 mijë euro për bylmet

19:57 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

Komuna e Kamenicës e udhëhequr nga Qëndron Kastrati, ka shpallur tender për blerje të bylmetit.

E sasia që është planifikuar të blihet me mbi 2 mijë euro ose saktësisht 2.107,00 euro do të shfrytëzohet nga shtëpia e komunitetit, një çerdhe dhe konvikti në këtë kominë..

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontrate të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Aty thuhet gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj.

Teksa ceken kushtet e pjesëmarrjes thuhet se ofrimi i çmimit më të ulët është një nga kriteret për dhënie të kontratës.

Gjithashtu në njoftim thuhet se afati i fundit për pranim të tenderëve është 11 shkurt 2020, në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme