Në kuadër të skemës së subvencioneve të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Gjakovës për vitin 2015, sot është bërë ndarja e njëzet multikultivatorëve të dorës për njëzet fermerët e përzgjedhur pas ftesës publike për vreshtarë dhe pemëtarë të Komunës së Gjakovës.
Bekim Ermeni, drejtor në këtë drejtori, bën të ditur se nga ky projekt që vlerën e përgjithshme e arrin në 7.900 euro, prej së cilës shumë Komuna e Gjakovës ka participuar me 6.320 euro, apo tetëdhjetë përqind të shumës së përgjithshme, ndërsa fermerët me përqindjen e mbetur në shumë prej 1.580 euro, do të krijohen kushte më të mira në rregullimin e infrastrukturës për bujqit.
Kjo arrihet, siç saktësoi më tej drejtori Bekim Ermeni, pasi këto pajisje janë shumë funksionalë dhe se mund të shfrytëzohen në shumë sektor, pasi janë të mundshme në shfrytëzimin e tyre edhe për shumë operacione në përgatitjen e mbjelljeve, qofshin pranverore apo vjeshtore.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?