Autoriteti i Konkurrencës si një institucion i rëndësishëm për rregullimin e tregut në vend, ka më shumë se pesë vjet që nuk është funksional. Mos kompletimi i anëtarëve të këtij autoriteti, nga ana e legjislativit dhe ligjvënësve, ka shkaktuar dëme të mëdha në treg, ku mundësitë për krijim të monopolit, konkurrencës jo të drejtë kanë qenë shumë të mëdha.
Në fillim të muajit qershor, Kuvendi me propozim të Qeverisë kishte zgjedhur anëtaret e rijnë të autoritetit.
Deputeti nga komisioni për Zhvillim Ekonomik, Raif Qela, ka thënë se mungesa e autoritetit të konkurrencës ka ndikuar në masë të madhe edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, në mungesë të këtij institucioni në vend ka lulëzuar monopoli.
Qela: Vendin e ka kaluar monopoli
Video:
“Mungesa e Komisionit të konkurrencës i cili problem që zvarritet pothuajse 5 vjet, sdomos tri vitet e fundit nuk ka farë udhëheqje të Autoritetit të Konkurrencës, nuk ka fare bord. Pas tre vitesh u emërua një bord i cili edhe ashtu për shkak të vetë përbërjes së tij do ta ketë tepër problem që të ballafaqohet me problemin e monopolit në tregun e Kosovës, problem i cili tani është tepër real. Tregun e Kosovës tanimë e ka kapluar monopoli për shkak të mungesë të një rregullatori që ta rregulloj tregun edhe t’i eliminoj dukurit monopoliste. Bizneset të shumta kanë pasoja tepër të mëdha për shkak të kësaj. Krejt këta ndikojnë në një mënyrë që të mos ketë investime të bollshme që zhvillimi ekonomik të jetë shumë më i ngadalshëm se sa ai i nevojshme sepse dihet mirëfilli sepse duhet të ketë zhvillim shumë më të madh ekonomik në mënyrë që të rimëkëmbët vendi .”, tha Qela.
Samir Krasniqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, tregon se bizneset në vend, ballafaqohen me shumë probleme me mosfunksionimin e institucioneve përkatës që janë të thirrua në rregullimin e konkurrencës. Madje ai thotë se edhe bizneset nuk kanë ku të ankohen.
Krasniqi: Bizneset nuk kanë ku të ankohen
Video:
“Nuk është vetëm autoriteti i konkurrencës, janë edhe disa institucione të tjera të pavarura që nuk funksionojnë dhe të gjitha këto ndikojnë negativisht tek bizneset …Nuk ka ndonjë institucion të pavarur të ankohesh dhe të kërkosh drejtësi. Njëjta vlen edhe me autoritetin e konkurrencës i cili çalon ose nuk është aktiv, shpresojmë që tani do të aktivizohet dhe bizneset të kanë mundësi të kërkojnë drejtësinë e tyre….Si në çdo fushë, ashtu edhe ne bizneset nuk qëndrojmë edhe aq mirë, është e vërtet që në Kosovë ka informalitet dhe është në nivelin e lartë. Konkurrueshmëria nuk është lojale, ka pengesa të ndryshme.. ..me vetë faktin që një autoritet i tillë nuk funksion, natyrisht që mund të vazhdojnë monopolet e tilla”, tha Krasniqi.
Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili ka më pak se një muaj që e ka marrë detyrën, tregon se menjëherë kanë filluar me punë dhe është zotuar se ky autoritet do të veprojë konformë rregullativave të Bashkimit Evropian.
Prestreshi: Kemi pranuar shumë ankesa nga bizneset
Video:
“Ne kur erdhëm këtu e gjetëm sekretariatin shumë mirë të përgatitur. .. Ne po ashtu kemi gjetur që sekretariati ka zhvilluar monitorimin ose ka bërë monitorimin e tregut dhe të kompanive të ndryshme, por nuk ka mundur të jap konkluzionin, sepse për konkluzion jemi vetëm komisioni ai që mund të marrë konkluzione për inicimin e procedurave. .. Po ashtu, ne kemi pranuar shumë kërkesa nga bizneset, kemi kërkesa nga bizneset të cilët janë ankuar për çrregullim eventual. …Fillimisht ta bëjmë një sistemim dhe organizim të lëndëve që i kemi në dispozicion dhe t’i përcaktojmë prioritete sipas ligjit në fuqi. Një n dër aktivitet kryesore do të jetë që ligjin për mbrojtje të konkurrencës ta përafrojmë me ligjet e Bashkimit Evropian”, tha Prestreshi.
Autoriteti i Konkurrencës, një nga institucionet kryesore të shtetit, qysh prej themelimit të saj kishte probleme si me anëtarë, menaxhimi, tani së fundmi kanë telashe edhe me hapësirat e veprimit. Aktualisht ky institucion gjendet në hapësirat e Ministrisë së Diasporës që ndodhet tek Muzeu në kryeqytet. Sipas Prestreshit, ata deri në muajin tetor të këtij viti do të vendosen në një hapësirë tjerët.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës