Kompanitë italiane të interesuara për hekurudhat e Kosovës

11:47 | 1 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin italian, Matteo Corradini, ku është biseduar për marrëveshjen ende të panënshkruar bilaterale për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave, e cila pritet të ratifikohet nga Parlamenti dhe Senati italian.

Ministri Zharku kërkoi rritjen e kontigjentit të lejeve të transportit derisa të aprovohet kjo marrëveshje.

Ndër të tjera, ambasadori italian njoftoi ministrin Zharku për shprehjen e interesimit nga disa kompani italiane për të investuar në sektorin e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme