Shumica e kompanive të sigurimeve po vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimet e tyre se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për uljen e tarifave kufitare për 50 për qind është i padrejtë.
Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Rrahim Pacolli tha se drejtorët e 9 kompanive të sigurimeve kanë kërkuar sot që të mbahet një mbledhje e Asamblesë ku si pikë e rendit të ditës ka qenë edhe trajtimi i vendimit të BQK-së për ulje të primit të policës kufitare.
“Këta kërkojnë të trajtojnë një vendim të BQK-së që është një ligj. Këtu ka qenë çështja që nuk jemi marrë vesh. Ata po vazhdojnë të këmbëngulin që të shqyrtohet vendimi i BQK-së dhe unë nuk kam të drejtë ta bëjë këtë sepse bie ndesh me ligjin”, ka thënë Pacolli, transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar se të gjitha këto kompani kanë qenë prej fillimit dhe vazhdojnë të jenë kundër zbritjes së tarifave mirëpo siç tha ai, për të me rëndësi janë interesat e qytetarëve.
“Unë i kuptoj kolegët e mi që kanë humbur më shumë se 10 milionë euro por për mua si drejtor i kompanisë së sigurimeve “Siguria”, është në interes të parë qytetari. Prej informatave që kam marrë, prej që ka filluar të aplikohet zbritja e tarifës, ka më shumë të hyra pasi qytetarët janë të kënaqur dhe i marrin policat e sigurimit për dy muaj”, është shprehur Pacolli.
Ai ka ripërsëritur se do të qëndroj i palëkundur ndaj qëndrimeve të tij për zbritjen e tarifave dhe se në fund ai do të dalë fitues pasi vendimet e BQK-së nuk kontestohen./F.Gashi-Mehmeti/arbresh.info.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...