Në vetëm tre muajt e parë të 2020-ës në Kosovë kanë hyrë pak mbi 16 milionë litra benzinë ndërsa vlera e tyre ka arritur në 5.8 milionë euro.
Në bazë të një përllogaritje të thjeshtë i bie se një litër është blerë me përafërsisht 36 centë , shkruan arbresh.info.
Por, pavarësisht kësaj çmimi i benzinës në vendin tonë vazhdon të qëndroj i lartë.
Aktualisht në Kosovë një litër benzinë shitet 3 fish më shtrenjtë sesa që është blerë ose saktësisht 89 cent për litër.
Ky çmim ka rënë disa centë nga mbi 1 euro sa ishte javë më parë.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se në janar të këtij viti, janë importuar 5.4 milionë litra benzinë, vlera e të cilëve ka arritur në 2.3 milionë euro. Ndërsa në muajin e dytë, në shkurt, në Kosovë ka hyrë benzinë në sasi prej 5 milionë litra që ka kushtuar 2 milionë euro.
Në mars është importuar benzinë mbi 5.6 milionë litra e që ka kushtuar 1.4 milionë euro.
Nga kjo shihet se në janar dhe në mars është importuar pothuajse sasi e njëjtë e naftës, por që në muajin e tretë ka kushtuar për 1 milionë euro më lirë.
E vendet prej nga është imputuar benzina janë Kroacia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Greqia,Izraeli.
Nga Greqia është importuar sasia më e madhe gjithsej 10 milionë litra, nga Kroacia 2.2 milionë litra, ndërsa nga vendet tjera sasi më e vogël.
Këtë situatë shqetësuese e sheh analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se diferenca mes çmimit blerës dhe shitës është mbi 50 centë.
“Kjo është shqetësuese sepse sa i përket të dhënave të Doganës së Kosovës, se në tre muajt e parë janë importuar 16 milionë litra derivate të benzinës në vlere 5.8 milionë euro. Sipas një përllogaritje të thjeshte një litër ka kushtuar afër 36 centë ndërsa çmimi aktual ne treg është 89 centë, diferenca në mese të çmimit të blerës dhe çmimit shitës është 53 cent”, ka thënë ai.
Bellaqa ka shtuar gjithashtu se probleme të tilla do të paraqiten deri në formimin e një rregullatori për këtë fushë.
“Kjo është shqetësuese për faktin sepse në Kosovë ekzistojnë rreth 2000 pika të shitjes së derivateve, e nuk ka stabilitet të çmimeve, sepse ende nuk ka të themeluar një rregullator nga shteti i Kosovës, siç janë rregullator apo agjencione për fushat e tjera, edhe derisa nuk ekziston një rregullator i cili kish me i monitoruar tregun e kësaj fushe, si p,sh, minitorimin e çmimeve, rregullimin e tregut, dhe shqyrtimin e ankesave të konsumatoreve gjendja do te ishte e njëjtë, pra domosdoshmërishtë do të duhej themeluar një rregullator për ketë fushë ku do te duhej themeluar duke u rregulluar me legjislacione nacional në harmoni me legjislacionin e BE-së, kjo tregon se me çmime te larta ma te larta se te rajonit, këto çmime janë diskriminuese dhe mbi tregun e ekuilibruar me çka shteti do të duhej të marrë masa sepse kjo nuk është ekonomi e lirë e tregut sepse ka situatë te përkeqësuar te tregut”, ka përfunduar ai.
Për çmimin e lartë të derivateve të naftës në Kosovë ditë më parë ka reaguar edhe Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës së Konsumatorëve.
Ai në një prononcim dhënë port arbresh.info ka thënë se rënia e çmimit për 50% në vendet tjera duhet të jetë sinjal edhe për Kosovën.
Ai ka bërë gjithashtu thirrje që autoriteti i konkurrencës të merret më këtë çështja
“Është fakt që nafta e ka çmimin që dirigjohet nga Bursa botërore, por është fakt që shkaku i krizave botërorë dhe koronavirusit çmimi ka renë gati katër herë në krahasim me çmimet të kaluara pra çmimi ka renë më shumë se 50%, ndërsa uljet e çmimeve në vend vonojnë me javë apo muaj me arsyen se kanë rezerva të moçme, pra nuk kanë aq rezerva sa ta mbajnë çmimin e lartë. Ky duhet të jetë sinjal për autoritetin e konkurrencës për ta monitoruar dhe për të na dhënë përgjigje se çka po ndodh më tregun e naftës. Unë e di se në tregun e naftës është edhe interesi i shtetit pasi që mbi 10% e buxhetit ne e rigjenerojmë duke blerë derivate, por në rrethana kritike edhe shteti duhet të heq dorë dhe të gjejë burime rezerva e të na lehtësoj jetën pasi që e kemi boll koronavirusin nuk na duhet edhe koronavirus të tjerë”, ka thënë Kaçaniku për arbresh.info.
Çmim më i lirë është edhe në vendet e rajonit. Në Maqedoni çmimi i një litre benzinë është 0.79 centë.
“Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që nga mesnata EURO-SUPER BS-95 do të shitet 48.5 denarë për litër, EURO-SUPER BS-98 do të shitet 50.50 denarë për litër ndërsa EURO-DIZELI edhe këtë javë do të shitet për 45 denarë për litër”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...