Katër kompanitë e licencuara për shitjen e arkave fiskale kanë ndërprerë punën. Në kompaninë “Gekos’, thonë se ndërprerja e punës është bërë për shkak se nuk e kanë të qartë udhëzimin e ri Administrativë, të nxjerrë ditë më parë nga Ministria e Financave.
Nga kjo e fundit dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), pavarësisht kërkesës, kompanitë ende nuk kanë marrë interpretim ligjor për punën e më tejshme.
Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), përmes një përgjigje elektronike e konsiderojnë Udhëzimin Administrativ si një zgjidhje të duhur dhe se i ka fuqizuar punën e operatorëve të licencuar.
Sipas, Sefa-Bytyqit , Operatorët e Licencuar nga Komisioni përkatës sipas dispozitave të Udhëzimit Administrativ , konsiderohen të jenë të autorizuar për zhvillimin e procesit të fiskalizimit të tatimpaguesve dhe brenda periudhës që lidhet me kontrollin e rregullt të PEF-ve, këta operator duhet të përtërijnë autorizimin nga NjMAF.
“Nxjerrja e Udhëzimit Administrativ është dokument publik dhe të njëjtit duhet t’i referohen të gjitha kompanitë dhe personat e interesuar për procesin e fiskalizimit në Kosovë. Konsideroj se ndërprerja e procesit të fiskalizimit ose pezullimit të punës është i pa arsyeshëm dhe këtë UA nuk e parasheh. Përndryshe çdo paqartësi duhet të komunikohet me palët e interesit dhe të gjitha duhet të zgjidhen në proces e sipër”, ka thënë Sefa-Bytyqi.
Kestrin Kumnova, zëdhënës i kompanisë “Gekos”, thotë për KP se disa herë kanë kërkuar takim me përfaqësuesit e MF-së dhe ATK-së , për të marrë një interpretim ligjor për hapat e më tejshëm. Mirëpo sipas tij ata nuk kanë pranuar të takohen.
Sipas Kumnovës, pas konsultave që kanë pasur me ekspertët ligjorë të kompanisë ata kanë ndërprerë punën. Ai ka thënë se pa pasur interpretim ligjor, nga Administrata Tatimore, për udhëzimin e ri administrativë ata nuk do të vazhdojnë punën.
Edhe Agmi Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se inspektorët tatimor po i dënojnë bizneset. Madje ai kërkon që krahas zbatimit të udhëzimit të ri, duhet që të jepet edhe kohë dhe të ketë efikasitet të kapaciteteve njerëzore, në mënyrë që të mos ketë vakum e problem në dëme të biznesit.
Ndryshe, me Udhëzimin e ri Administrativë, sipas deklaratës së më hershme të ministrit të financave Avdullah Hoti, ishte thënë se do të mundësohet që kontrollet teknike për pajisje të bëhen në 24 muaj, e që sipas tij, për kontroll teknik do të kërkohet vlerë e qarkullimit shumë më e ulët se sa është kërkuar më herët nga bizneset me rastin e operimit në treg.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën