Google ADS

Kompanisë nga Serbia i konfiskohen kamionët e vjedhur

08:59 | 2 Shkurt 2016
Arbresh.info

Katër kamionët që janë vjedhur menjëherë pas luftës në ndërmarrjen shoqërore “Magjistralja”, janë konfiskuar të hënën në terminalin Doganor në Merdarë. Kamionët ishin sjell nga Serbia për pastrimin e rrugëve nëpër enklava të banuara me serbë, por më pas janë bllokuar me kërkesë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me ndihmën e Policisë së Kosovës ka konfiskuar të hënën katër kamionë për pastrimin e borës në terminalin doganor në Merdarë. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bëjnë të ditur se kamionët që u konfiskuan janë pronë e ndërmarrjes shoqërore “Magjistralja”, e cila menaxhohet nga AKP-ja.

Sipas të njëjtit burimit, pas luftës ata janë konfiskuar nga serbët dhe janë dërguar në Serbi, ku më pas atje kanë qenë në funksion të pastrimit të borës nga rrugët.

“Katër kamionët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia për pastrimin e rrugëve në enklava. Në momentin kur ata kanë hyrë, ne kemi marrë të dhënat e sakta të tyre, janë verifikuar se janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore, ku dhe kemi kërkuar nga Dogana e Kosovës që ata kamionë të bllokohen dhe një gjë e tillë ka ndodhur deri në momentin e konfiskimit. Së fundi kamionët kanë qenë të angazhuar në komunën e Shtërpcës”, thonë burime të besueshme të gazetës “Zëri”.

Sipas tij, për disa ditë radhazi zyrtarët serbë të kompanisë kanë tentuar t’i marrin kamionët e terminalin doganor në Merdarë, por përpjekjet e tyre të shumta kanë rezultuar si të pasuksesshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme