Kompania “Siguria” kalon në Vala

13:28 | 30 Tetor 2015
Arbresh.info

Drejtori i Kompanisë së Sigurimeve, Rrahim Pacolli nënshkroi kontratë për kalimin e kompanisë së sigurimeve “Siguria” në Vala.

Vala e kthimeve të institucioneve, kompanive të mëdha, bizneseve dhe qytetarëve, është duke vazhduar me ritëm shumë të lartë, disa muaj pas shpalljes së fushatës nga ana e Drejtorit Menaxhues të Vala-s, Agron Mustafa, fushatë e cila u lansua me moton “Të gjithë po kthehen” dhe kishte për qëllim rikthimin e klientëve të cilët prej disa vitesh i ishin larguar operatorit publik.
Fushatës “Të gjithë po kthehen” i parapriu lansimi i internetit 3G dhe 4G, produktet shumë atraktive për të gjitha grupmoshat si pakoja N’trip, Vala-Classic, oferta e jashtëzakonshme që lidh Kosovën me Shqipërinë, linjat e internetit të shpejtë etj etj, produkte dhe oferta këto që dëshmuan se Vala është rikthyer në treg dhe është më atraktive se të gjithë operatorët.

“Siguria është kompania e parë e Sigurimeve që po rikthehet në Vala. Falënderojmë Drejtorin e saj, Rrahim Pacolli, që ka përzgjedhur operatorin publik të Kosovës. Ne jemi të kënaqur që një kompani lider në sigurime si ‘Siguria’ kaloi në Vala. Njëkohësisht bëjmë thirrje që të gjitha kompanitë tjera të reflektojnë dhe të rikthehen në Telekomin e Kosovës. Jemi të pakonkurrueshëm në tregun e Kosovës”, tha Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.

Drejtori i kompanisë së Sigurimeve “Siguria”, Rrahim Pacolli, tha se vendosën që t’i marrin shërbimet e Telekomit të Kosovës, për shkak se janë shërbimet më cilësore që ofrohen në treg.

“Gjithsesi na gëzon edhe fakti që një kompani që është e Kosovës ka arritur të rikthehet në treg me shërbimet e pakonkurrueshme. Edhe kompania ‘Siguria’, njëlloj sikurse Vala është vendore dhe ofron shërbimet më të mira”, pohoi drejtori kompanisë “Siguria’, Rrahim Pacolli, duke iu premtuar klientëve që tani e tutje, komunikimi mes Vala-s dhe “Sigurisë” do të ofrojë kushte edhe më të mira për klientët dhe ata që sigurojnë automjetet e tyre në këtë kompani.

12194395_1003962629646584_1084016708_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme