Ka kaluar me tensione mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Anëtarët e këtij komisioni kanë kaluar raportet vjetore të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, si dhe Raportin Vjetor të Komisionit të Pavarur për Mediat.
Komisioni ka pasur ankesa të shumta për raportet ku paraqiten pasqyrat financiare të këtyre organeve, duke kërkuar që të sillen raporte të përmirësuara përpara se të dërgohen në seancë plenare.
Jo pak kritika kishte edhe për Raportin Vjetor të Komisionit për Miniera dhe Minerale dhe atij të Agjencisë Kundërkorrupsion.
Përveç kësaj, u kërkua që deri më 25 maj të përfundojë edhe çështja e Projektligjit për Pastrimin e Parave dhe antiterrorizmin.
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...