Komisioni për Bujqësi dhe Planifikim Hapësinor, sot ka miratuar planin e punës për vitin 2016.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit, deputetët kanë kërkuar që aktet nënligjore të Ligjit të inpseksionit bujqësor t’ i drejtohen Kuvendit të Kosovës, për miratim.
Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe procesverbali nga mbledhja e datës 18 dhjetor të vitit të kaluar.
Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, tha se lidhur me konstatimet dhe rekomandimet e këtij komisioni për ligjin për inspeksionin bujqësor nuk ka pasur vërejtje as nga përfaqësuesit e institucioneve, të cilët merren drejtpërdrejt me këtë ligj. Madje ai tha se në planin legjislativ të Qeverisë së Kosovës do të vij ligji për inspektim i cili do të përfshijë çështjet që janë të parapara edhe me ligjin për inspeksionin bujqësor.
“Dje e kemi pas debatin e fundit për raportin për mbikëqyrjen e ligjit për inspeksionin bujqësor. Kanë qenë edhe tre përfaqësues të tri institucioneve që drejtpërdrejt merren me zbatimin e këtij ligji, nuk kanë pasur as një vërejtje, asnjë sugjerim, janë pajtuar edhe me konstatimet edhe me rekomandimet. Ndërkohë që në planin legjislativ të Qeverisë ka ardhur një ligj, do të vij fakt ligji për inspektimin, i cili ndoshta do të përfshijë çështjet që janë të parapara edhe në ligjin për inspeksionin bujqësor. Prandaj, te rekomandimi numër tre, te raporti draft raporti, ky ligj, këto drafte nën ligjore do të zbatohen deri atëherë kur në Kuvend do të miratohet plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji, apo do të hartohet ndonjë ligj i veçantë që do ta përfshijë çështjen e inspeksionit. Pra, vetëm kjo fjali do të i shtohet dhe gjitha çështjet tjera do të mbesin ashtu siç ishin në raport”, tha Salihaj.
Kryesuesi i komisionit për Bujqësi, dhe Planifikim Hapësinor, Fikrim Damka, tha se kanë rekomanduar që të hartohen aktet nën ligjore të ligjit për inspeksionin bujqësor.
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...