Komisioni parlamentar kërkon auditim financiar për BQK-në

14:31 | 27 Tetor 2015
Arbresh.info

Ministria e Financave duhet të themelojë një mekanizëm i cili do të analizojë shkaqet e rritjes së obligimeve nga viti në vit nëpër organizatat buxhetore, me qëllim që obligimet e papaguara të zvogëlohen në minimum. Kjo duhet t’i dorëzohet kuvendit më së largu deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Ky është një nga shumë rekomandimet që sot ka nxjerrë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që do t’ia dorëzojë kuvendit në mënyrë që kjo e fundit t’i kërkojë nga qeveria.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka kërkuar që të shtohet edhe një rekomandim, me të cilin do të mundësohet baza ligjore që të auditohen pasqyrat financiare të ndërmarrjeve publike nga Zyra e auditorit të përgjithshëm, e jo si është tani që shumë ndërmarrje publike i përzgjedhin vetë auditorët. Ndër të tillat është edhe Banka Qendrore e Kosovë (BQK).

Kjo mënyrë nga deputetët e Komisionit në fjalë po shihet si konflikt i interesit.

Hajdar Beqa gjatë miratimit të njëmbëdhjetë rekomandimeve kërkoi që të hyjë si rekomandim edhe auditrimi i ndërmarrjeve publike.

 

“Çështje tjetër për trajtim është edhe mënyra e përzgjedhjes apo caktimit të auditorëve të jashtëm për ndërmarrjet publike unë kisha menduar nëse e shihini të arsyeshme të shtohet … Unë po e shoh këtu si shqetësim apo si propozim konkret. Mendoj e kemi auditorin por edhe ekspert dhe ju si anëtar i komisionit ta jepni kontributin mendoj që të jetë edhe rekomandimi 12 Ministria e Zhvillimit Ekonomik të shqyrtojë bazën ligjore me qëllim që auditorët e jashtëm për ndërmarrjet publike përfshirë edhe RTK-në procedurat e zgjedhjes të bëhet nga ministria e zhvillimit ekonomik e jo nga ndërmarrjet publike “, tha Beqa.

Synavere Rysha, anëtare e Komisionit, tha se duhet së pari të shikohet baza ligjore e më pastaj të vendoset.

 

“Ka shumë rëndësi se kush e bën përzgjedhjen auditorin e jashtëm për me bërë auditimin e komplet kompanisë . Tu e pas mundësin kompania vetë me zgjedh hajde edhe audiotori unë mendoj se aty paraprakisht mundet me u negociuar. Aq ma mirë nëse e zgjedh për një periudhë më të gjatë tre vjeçare kjo në asnjë mënyrë nuk guxon të mbetet është gabim nëse është me ligj nuk e di nëse është apo jo . Po sido qoftë ne duhet ta formulojmë rekomandimin në këtë formë, nëse nuk është e rregulluar me ligj atëherë brenda 6 muaj të intervenohet Brenda ligjit për të ndërmarrjet publike apo cili ligj e specifikon ne ta japim rekomandimin tonë si komision dhe mandej Brenda një periudhe kohore ajo të futet Brenda ligjit.”, tha Rysha.

Naim Fetahu, anëtar i Komisionit, tha se nuk duhet të lejohet që edhe më tutje të vazhdohet me konflikt të interesit duke i përzgjedhur vetë auditorët.

 

“Ne duhet të iniciojmë plotësimin e ligjit sepse nuk do të lejojmë që të vazhdoj më tutje ky konflikt interesi hajde unë pot ë zgjedh ty edhe ti kontrollo mua kjo mendoj se kjo është e pa pranueshme”, tha Fetahu.

Kryesuesi i komisionit Ali Sadri gjithashtu përmendi edhe Bankën Qendrore të Kosovës e cila bën vetë përzgjedhjen e auditorit.

 

“Kjo të kalojë në kompetencë edhe Bankën, BQK-në. Nuk është në rregull ajo vet me zgjedh . Për atë e kemi këtë gjendje çfarë e kemi”, tha Sadriu.

Po ashtu, mes shumë rekomandimeve të nxjerra sot, janë edhe ato të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Financave.

“Ministria financave të themeloj një mekanizëm i cili do ta analizonte shkaqet e rritjes së obligimit nga viti në vit, nëpër organizata buxhetore me qëllim që obligimet e papaguara të zvogëlohen në minimum. Një raport me veprimet marra duhet t’i prezantohet Kuvendit deri 31 mars 2016. T’ju përkujtoj se kemi rritje të borxheve të bartura nga viti 2013 në mënyrë shumë rapide dhe për atë kemi menduar që ti kërkojmë qeverisë themelimin e një mekanizmi i cili do ta mbikëqyrë , përcjellë dhe t’i zvogëlojë ato dhe të mos lejojë kurrsesi të kemi raste të tilla në vitet vijues. Pasi të sigurojë që faturat e furnitorëve menaxhohen me kujdesin e shtuar dhe ato paguhen në kohë për të evituar rrethanat të cilat mund të shkaktojnë pagesë n e tyre drejtpërdrejt nga Ministria e Financave një raport me veprimet e ndërmarra duhet t’i prezantojë Kuvendit deri më 31 mars 2016”, tha Sadriu.

Këto rekomandime Komisioni do t’ia dorëzoj kuvendit, ndërsa ky i fundit i kërkon Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme