Kohë pandemie, Deçani përgatitet për manifestime

11:48 | 11 Maj 2020
Arbresh.info

Në vend janë anuluar të gjitha aktivitetet që përfshinin grumbullim të njerëzve.

Madje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është kufizuar edhe lëvizja e lirë e qytetarëve.

Por komuna e Deçanit duket se po bënë përgatitjet për manifestime, shkruan arbresh.info.

Ajo tashmë ka hapur tenderin për zërim për manifestime të ndryshme.

Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘zërimi për manifestime të ndryshme në Deçan’, komuna ka planifikuar të shpenzoj 9 mijë euro.

Në përshkrim të shkurt tregohet se çfarë përfshin kontrata.

“Zërim për aktivitete të ndryshme në komunën e Deçanit që përfshin 40 zërime të vogla ,20 zërime të mesme , 10 zërime të mëdha dhe 10 rregullime të bine për manifestime”, thuhet në përshkrim.

E kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.

Te kushtet e pjesëmarrjes thuhet se të kërkesa OE duhet të ofroj listën e kontratave për shërbime të natyrës së ngjashme – zorime me realizim minimum prej 16.000,00 euro të realizuara në tri vite.

Ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 15.05.2020, po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve në zyrën e prokurimit Nr.33 Objekti i KK Deçan.

Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u
lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Ndërsa një tender të ngjashëm po për manifestime tashmë e ka dhënë kjo komunë.

Ajo ka njoftuar për nënshkrim të kontratës me titull ‘Shërbim me tenda dhe karrika për manifestime’ në vlerë mbi 7 mijë euro.

OP i vetëm që ishte aplikuar e që ishte shpallur fitues ‘BLEDAR KADRIJAJ B.I’, nga kjo po komunë ka ofruar çmimin prej 7.391,00 euro.

Kohëzgjatja e kontratës është 1 vit ndërsa nuk ka mundësi të nënkontraktohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme