Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh pakënaqësinë dhe është kundër vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”.
Sipas këtij vendimi të gjitha automjetet që do të kalojnë në rrugën e Kombit, do të jenë të detyruara të paguajnë taksën e cila varion nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat e deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë. Por kjo vlerë shumëzohet për dy, pasi paguhet edhe në dalje edhe në hyrje të Shqipërisë.
Kjo taksë është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto shtesë dhe të panevojshme, sidomos për prodhuesit Kosovar të cilët eksportojnë në Shqipëri, kjo vetëm sa rrit koston e eksportit për prodhuesit Kosovar dhe është edhe një barrierë shtesë në marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri.
Vënia e kësaj takse në rrugën e Kombit është edhe një pengesë për prodhuesit e Kosovës, pengesë kjo që i shtohet pengesave si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos.
Kjo taksë është shumë e lartë ku merret parasysh fakti që mungon siguria në rrugë dhe shpesh herë mungon sinjalistika e nevojshme dhe nuk i plotëson të gjitha standardet, ku një pjesë e autostradës është ende e papërfunduar.
Po ashtu krahasuar me çmimet mesatare për kategorinë e kamionëve, kjo taksë është shumë më e lartë. Nëse marrim si shembull krahasues çmimin mesatar të autostradës në Maqedoni ku është rreth 16.5 cent për km, çmimi mesatar i autostradës në Serbi është rreth 14.2 cent për km, kurse në Shqipëri është rreth 20.3 cent për km.
Kjo i bie që çmimi për km në autostradën e Shqipërisë të jetë 22.7% me i shtrenjte se në Maqedoni dhe 42.75% më i shtrenjtë se në Serbi. Distanca e autostradës është marr për sektorin Morine-Milot e cila është e gjatë 111 km.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës e kupton që kjo rrugë bartë kosto për mirëmbajtje, mirëpo kjo taksë është shumë e lartë në krahasim me kushtet që jo rrugë i ofron.
Klubi kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të vendos kontakte dhe të zhvillojë negociata me Qeverinë e Shqipërisë, sepse ky vendim dëmton rëndë përpjekjet për të fuqizuar shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, që shpesh herë janë proklamuar si interes strategjik i të dy qeverive.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...