Bordi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takua sot me ministren e Financave, Hykmete Bajrami ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në ekonominë e vendit si dhe për vështirësitë e sektorit të prodhimit në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, por gjithashtu edhe për planet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike.
Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u zotuan që të vazhdojnë dialogun për tema që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të sektorit të prodhimit dhe rritjes ekonomike të vendit.
“Gjatë takimit u diskutua rreth kërkesave të cilat u paraqiten nga prodhuesit por edhe rreth planit të mbështetjes së prodhuesve nga pasojat e pandemisë. Si kërkesë kryesore e prodhuesve ishte që procesi i rimëkëmbjes ekonomike të fokusohet përmes përkrahjes së prodhimit. Largimi i pagesës së TVSH-së për lëndën e parë që prodhohet në Kosovë, rregullimi i sistemit të pagesave ku do të tejkalohen vonesat e shumta, si dhe mbështetja e fushatës Made in Kosova, e cila ka për qëllim kryesor fuqizimin e prodhimeve vendore”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Tutje në njoftim thuhet se “Bordi i Klubit të Prodhuesve falënderuan Ministren Bajrami për takimin, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe institucionet financiare të thellohet edhe më tej”.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...