Google ADS

Klubi i Prodhuesve anulon aktivitetet deri në njoftimin e ardhshëm

12:41 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Klubi i Prodhueseve të Kosovës njofton se ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja deri në një njoftim të radhës.

Sipas OEAK-ut, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa ndaj Coronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars dhe marrjen e vendimeve të tjera.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më datën 11.03.2020, dhe në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për masat parandaluese të virusit COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju njofton se do të bëjë pezullimin e të gjitha aktiviteteve dhe të takimeve të parapara”, thuhet në njoftimin e KPK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme