Krasniqi: ‘Peshqit e mëdhenj’ të politikës janë të lidhur me bizneset kriminale që tash e 16 vjet i kanë dëmtuar buxhetin dhe shtetin e Kosovës për afro 30 miliardë euro
Hulumtimi i AKB-së nxori një të dhënë shqetësuese se në Kosovë kemi 1.7 miliard euro evazion fiskal vjetor dhe kontrabandë. Sipas ishkryetarit të OEK-ut, Ismajl Kastrati, alarmi i informalitetit nuk e ka nxjerrë qeverinë nga gjumi, dhe se paratë po shkojnë në xhepat e aktorëve të korrupsionit, njerëzve të fuqishëm dhe të veshur me pushtet dhe bizneseve që ata mbrojnë, ose janë “ortakë” me to, shkruan Kosova sot.
Agjencia Kosovare e Biznesit javën e shkuar nxori një të dhënë shqetësuese për vendin, se në Kosovë kemi 1.7 miliard euro evazion fiskal vjetor dhe kontrabandë. Për një shtet normal kjo shifër duhej të mobilizonte qeverinë urgjentisht për të shmangur këtë informalitet dhe kontrabandë, ngase paratë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve të bizneseve, që janë bërë një kur vjen në pyetje interesi i përfitimit.
Sipas studimit të AKB-së, shkalla e informalitetit në vendin tonë është rritur dukshëm nga 35 deri në 38 për qind, por sipas ekspertëve evazioni fiskal dhe kontrabanda në Kosovë janë në përmasa shumë më të mëdha dhe po e dëmtojnë konkurrencën e lirë të tregut dhe sidomos po i dëmtojnë me të madhe bizneset e ligjshme.
Analisti Faik Krasniqi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se evazioni fiskal në Kosovë është në përmasa shqetësuese për qytetarët, por jo edhe për pushtetarët. “Që nga paslufta në Kosovë evazioni fiskal, që llogaritet të jetë deri në 45 për qind ose 1.7 deri në 2.5 miliardë euro në vit po e dëmton konkurrencën e lirë të tregut, e sidomos buxhetin e Kosovës, ngase këto para përfundojnë në xhepat e mafio-politikës dhe vartësve të tyre të biznesit.
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...