Ka pothuajse dy muaj që kur është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së ministrit në Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
E Xhelal Sveçla, i cili është edhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje duket se për nga pasuria e lë shumë mbrapa edhe shefin e tij.
Ai në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit këtë vit vetëm pasuri të paluajtshme ka deklaruar hiq më pak se 2 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Gjithë këtë pasuri atij ia kanë lënë prindërit.
Sveçla në pronësi të përbashkët ka deklaruar një shtëpi 300 m2 si trashëgimi nga prindërit e vlera e saj arrin në 600,000.00 euro. Dy lokale afaristë njëri, 200.00 m2 në vlerë 650,000.00 euro dhe tjetri 500.00 m2 në vlerë 600,000.00.
Ai gjithashtu ka deklaruar edhe një truall, trashëgimi nga prindërit 430.00 m2 në vlerë 100,000.00.
Por pavarësisht pasurisë prej saktësisht 1 milionë e 950 mijë euro, ai ka deklaruar se nuk ka veturë.
Në AKK si pasuri të luajtshme ka deklaruar vetëm një veturë në pronësi të bashkëshortes. Vetura është të vitit 2016 në vlerë 4,000.00 euro të cilën thuhet se e ka blerë me kredi.
Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Sveçla dhe bashkëshortja e tij ka rreth 1200 euro.
Por u.d i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Ka deklaruar edhe detyrime financiare. Ai ka kredi në njërën ka bankat vendore prej 9,800.00 euro të cilat i ka marrë për renovim të shtëpisë dhe shpenzime tjera.
Bashkëshortja e tij ka dy kredi, njërën 54,750.00 euro për huazim të mjeteve tek vëllai, dhe tjetra 2,679.47 për renovim të shtëpisë dhe shpenzime tjera.
Xhelal Sveçla ka deklaruar se nga Kuvendi i Kosovës merr pagë neto prej 1,560.00 euro ndërsa bashkëshortja e tij merr 20,400.00 të hyra vjetore nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji, 6,000.00 euro nga ordinanca ‘Dhomi’ dhe 3,600.00 euro nga Universiteti i Tetovës./arbresh.info/
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit