Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,5% në muajin janar 2020 krahasuar me muajin janar 2019.
Por cilat janë produktet që patën rritjen më të madhe të çmimeve në këtë periudhë?
Sipas ASK-së, buka, mishi dhe pemët janë ndër produktet ku pati më së shumti lëvizje të çmimeve.
Kështu çmimi të buka dhe drithërat është për 2.7 për qind më e i shtrenjtë krahasuar me vitin paraprak, çmimi i mishit për 2.6 për qind më i shtrenjtë, kurse i pemëve për 12.1 për qind.
Këto janë produktet më rritje të çmimeve sipas ASK-së:
“Buka dhe drithërat (2,7%), mishi (2,6%), pemët (12,1%), produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj. (3,4%), kafja, çaji dhe kakao (10,6%), ujë, pije joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (0,8%), mobilje dhe orendi, qilimat dhe mbulesa dyshemeje të tjera (1,5%), pajisje shtëpiake (2,3%), enët, takëmet dhe mjetet e ndryshme të kuzhinës (3,5%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2,2%), produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (2,8%), shërbimet ambulantore (5,6%), blerja e automjeteve (2,0%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2,7%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbimet hoteliere (2,3%), shërbimet e akomodimit (6,0%), gjërat personale (2,9%), sigurimet (19,3%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,9 për qind në IHÇK-it”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...