Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri në fund të javës do të përfundojë verifikimi të kërkesave për kompensimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë verifikimit po konstatohen parregullësi e të cilat po bështitësojnë punën e komisionit, shkruan arbresh.info.
Bajrami ka shtuar gjithashtu se ekzekutimi i pagesave do të bëhet pas pas miratimit në Kuvend të buxhetit të rishikuar për vitin 2020.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Bajramit.
“Të nderuar qytetarë,
KOMISIONI është duke punuar me një intensitet dhe përkushtim të lartë në verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja e kaluar. Gjatë verifikimeve nga KOMISIONI, po konstatohen parregullsi gjatë aplikimit, gjë që po vështirësojnë punën e KOMISIONIT.
Është lajm i mirë që KOMISIONI tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve. Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të pandemisë) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR).
Ndërkohë, ju njoftojmë që edhe listat e përfituesve për masën 15 (pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët me kushte të rënda sociale të lajmëruar si të pa punë) janë në finalizim dhe shumë shpejtë do të bëhet ekzekutimi nga Thesari.
Ministria e Financave siguron qytetarët e Kosovës që do të vazhdoj me implementimin e masave të pakos dhe se ekzekutimi i pagesave do të intensifikohet pas miratimit në Kuvend të buxhetit të rishikuar për vitin 2020”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...