Google ADS

Këshilltarin e Thaçit e ‘mbajnë’ daja dhe vjehrra, njëri i ndërton shtëpi, tjetra i dhuron veturë

16:45 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Altin Ademit, këshilltar politik në Presidencën e Republikës së Kosovës ndër të tjera vëllai i nënës i ka ndihmuar për ndërtimin e shtëpisë që kap vlerën e 110,000.00 euro.

Ai ka deklaruar se daja ika dërguar 15 mijë euro ndërsa të tjerat para i kanë grumbulluar nga kursimet dhe kredia, shkruan arbresh.info.

“E ndërtuar nga kursimet e babait, të miat dhe motrës së madhe, kredisë së babait në Raiffeisen Bank në vlerë 30,000.00€, kredisë time në NLB në vlerë 24,000.00€ dhe donacionit nga vëllai i nënës (daja) dërguar nga X në vitin 2006 në vlerë prej 15,000.00€”, thuhet në deklarimin e pasurisë që Ademi ka bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Kjo pasuri e paluajtshme në sipërfaqe prej 210.00m2 është në pronësi të përbashkët.

Gjithashtu në pronësi të përbashkët ka deklaruar edhe një mal në vlerë prej 65,000.00 euro, dhe dy toka, njëra në vlerë 20,000.00 euro dhe tjetra në vlerë 120,000.00 euro.

Prindi i tij ka edhe një banese 99.00 m2 e blerë në vitin 2018 dhe ka vlerë prej 40,000.00 euro.

Ndërsa pasuri të luajtshme ka deklaruar vetëm një veturë në pronësi të bashkëshortes. Vetura në vlerë 15,000.00 është dhuratë nga vjehrra e tij.

“E dhuruar nga familja e 2017, Maj 15,000.00 Bashkëshortit/es bashkëshortes, përkatësisht nëna e saj”, thuhet në deklarimin e tij.

E për vete Ademi thotë se nuk ka veturë.

Ndërsa në pronësi të tij ka deklaruar një shoqëri komerciale ‘AËAL. SHPK’, me 100% të aksioneve ndërsa kapitalin e saj e ka deklaruar si 0.00 euro.

Në bankë ka të kursyera vetëm 30 euro ndërsa bashkëshortja e tij 120 euro. Gruaja e tij ka kredi 25 mijë euro ndërsa ai vetëm 4 mijë euro.

Ademi pagë mujore nga Presidenca e Republikës së Kosovës ka deklaruar 1,715.00 euro, teksa gruaja ka pagë vjetore 4,800.00 euro.

E prindi i tij ka pagë vjetore prej 14,400.00 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme