Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ndarë rreth 100 mijë euro ose saktësisht 75 mijë euro për sigurim të veturave.
Në këtë çmim hynë edhe sigurimi i shëndetit në udhëtim për 3 vitet e ardhshme, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publike në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se për kontratën me titull ‘Sigurimi i automjeteve te Sistemit Prokurorial të Kosovës dhe sigurimi i shëndetit në udhëtim’, një nga kushtet e pjesëmarrjes është përfundimi i minimum2 kontratave me sukses.
“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar minimum 2 kontrata me sukses për shërbime të sigurimit gjatë tri viteve të fundit nga data e publikimit te njoftimit për kontrate”, thuhet aty.
Ndërsa një nga kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 13.05.2020, po atë ditë në orën 10:00 do të bëhet edhe hapja e tyre.
Te informacionet shtesë thuhet se operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...