KESCO ka shkelur licencën për furnizim me energji elektrike

06:57 | 9 Prill 2015
Arbresh.info

Kompania Kosovare për Furnizimin me Energji (KESCO) nuk i ka përmbushur obligimet që dalin nga licenca që ka për furnizimin me energji elektrike gjatë ditëve të fundit kur janë aplikuar reduktime sipas orarit 4 me 2 në favor të territ, shkruan sot KD.

Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike nuk mund të arsyetohen me rritjen e konsumit për shkak të rënies së temperaturave. Zyra e Rregullatorit të Energjisë thotë se KESCO e ka për obligim furnizimin pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët e vet.

“KESCO si i licencuar për furnizim të energjisë elektrike është i obliguar të furnizojë konsumatorët pandërprerë me energji elektrike”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhënë “Kohës Ditore”.

Rregullatori numëron rastet kur KESCO-s i lejohet të aplikojë reduktimet energjisë elektrike, në të cilin nuk është rritja e konsumit për shkak të rënies së temperaturave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme