Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka rekomanduar që të ulen pagat për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale.
Në rekomandime thuhet që pagat e këtyre zyrtarëve të jenë në nivel të pagave të drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës.
Aktualisht paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.
Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pagat në Trust janë disproporcionale me pagat tjera.
Mirëpo, ai tha se ende mbeten pagat e larta edhe në BQK, por meqë është mbikëqyrës i Trustit BQK-ja, le të jenë këto paga njësoj edhe në Trust.
Naser Osmani, anëtar i Komisionit tha se rekomandimi i grupit punues është që të zvogëlohet për 25 për qind për të gjitha pozitat e larta në Trust dhe të hiqen shtesat dhe bonuset tjera për mbledhjet e tyre. Ndërsa paga e drejtorit menaxhues të Trustit Adrian Zalli me shtesa dhe bonuse arrin prej 5 deri 6 mijë euro në muaj.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA