Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike duhet të implementimet shpejt në të kundërtën do të ketë pasoja në biznese.
Kështu tha në një konferencë të jashtëzakonshme, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Rukiqi kërkoi që të mbahet seanca për rishikim të buxhetit.
“Deri sot shteti ka dështuar, ne konsiderojmë se duhet të ketë konsult me sektor të caktuar. Ky është vit i mbijetesës e jo i fitimit, për herë të parë ne nuk mund të mbijetojmë me të hyrat nga vizitat e diasporës. Pakoja e rimëkëmbjes duhet të implementimet shpejt. Nëse nuk merret vendim do të kemi humbje të vendeve të punës. Apeloj të bëjnë biznes por me masa mbrojtje. Duhet të gjendet mënyra për të mbarur seancën për shqyrtimin e buxhetit pasi që do të ketë pasoja në biznese”, ka thënë ajo.
Ndryshe të dielën, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID-19, me të cilin ka obliguar institucionet kompetente që të rrisin kapacitetet për të trajtuar rastet e prekura me virus.
Sipas këtij vendimi, nga sot , të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme), do t’iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës./arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...