Google ADS

Kelmendi shpalos prioritet e investimeve në Kosovë

18:43 | 31 Janar 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë pjesëmarrjes në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë-Itali, ka shpalosur prioritetet dhe mundësitë në sistemet e ujitjes dhe serave për katërvjeçarin e ardhshëm, industrinë ushqimore, industrinë e tekstilit, energjisë dhe.

Fjalimi i zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi:

Fokusi i shpalosjeve dhe prezantimeve të mia si zv/Kryeministër ishte informimi për ambientin e përmirësuar investiv, politikat tatimore dhe fiskale të favorshme, resurset humane të mjaftueshme profesionale dhe të moshës së re, perdorues të teknologjive, hapësirë për investime, për shitje të linjave teknologjike prodhuese, të linjave agropërpunuese dhe bujqësore.

Shpalosa dhe prioritetet dhe mundësitë me sistemet e ujitjes dhe serave për katërvjeçarin e ardhshëm, industrinë ushqimore, industrinë e tekstilit, energjisë dhe mineraleve si dhe folëm mbi rolin e AKP-së si agjenci për privatizimin e aseteve shoqërore me theks mundësitë që ka ligji për investime strategjike.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e hapur për negociata individuale me investitorët e mundshëm. Puna dhe angazhimi ynë mbetet në fuqizimin e ligjit në këto sfera, veçanërisht në ligjet e favorshme mbrojtëse nga aktet e ndryshme joligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme