Google ADS

KEK-ut i dështon tenderi, mbi 4 mijë punëtorë rrezikojnë të mbesin pa maska dhe dorëza

12:06 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Korporatës Energjetike të Kosovës i ka dështuar tenderi për furnizim me maska.

Në njoftimin për anulim të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se është anuluar tenderi “Furnizim me maska higjienike ditore si dhe dorëza higjienike (një perdorimshe)”, ani pse kishin aplikuar 5 kompani, shkruan arbresh.info.

Por, tek arsyeja e anulimit thuhet se asnjë nga ofertat nuk ka qenë teknikisht e përgjegjshme.

“Asnjëra nga ofertat e pranuara nuk ka qene teknikisht e përgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Me këtë tender ishte planifikuar të bliheshin 20 mijë maska higjienike dhe 76 mijë dorëza, për rreth 4200 punëtorë.

“Maska higjienike ditore- copë 20000  Doreza higjienike një përdorimshe- copë 76000”. Për shkak te situatës se pandemisë me COVID-19, dhe nevojës për t’i furnizuar rreth 4200 punëtorë me material mbrojtës nga virusi, në afat sa me te shkurte kohore te mundeshem”, thuhet në njoftim.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte rreth 15 mijë euro ose saktësisht 14 mijë 800 euro.

Por, ky nuk është tenderi i vetëm që i ka dështuar KEK-ut.

Sot është i ditur edhe anulimi i tenderit me titull “Furnizim  me sapun dhe pasta abrazive për pastrimin e duarve”.

Te informacionet shtesë thuhet se ky tender ka dështuar për shkak se asnjë ofertë nuk i ka plotësuar kushtet.

“Asnjëra nga ofertat e pranuara nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat sipas dosjes se tenderit dhe njoftimit për kontratë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme