Google ADS

KEK-u rishqyrton pozitën e dhjetë ish-njësive

06:48 | 4 Maj 2015
Arbresh.info

Dhjetë ish-njësi të Korporatës Energjetike të Kosovës do ta mësojnë fatin e tyre në një afat të shkurtër, shkruan sot KD.

Këto njësi që ishin ndarë nga KEK-u në vitin 2006, kanë funksionuar si shoqëri aksionare të pavarura nga shteti. Pronarë të tyre ishte vendosur të ishin punëtorët e këtyre ndërmarrjeve.

Madje ndër vite ka pasur edhe shumë pazare me aksionet e disa prej këtyre ndërmarrjeve që kanë qenë ekonomikisht të qëndrueshme.

Këto ndërmarrje për më shumë se 10 vjet kanë funksionuar në pronat e KEK-ut dhe kanë operuar me asete të KEK-ut, ndërsa ky i fundit përmes tenderëve i ka kontraktuar ato për punët që kanë kryer.

KEK-u e ka shpallur një tender për të kërkuar një kompani konsulente, e cila për detyrë parësore ka përcaktimin e fatit të njësive që ishin ndarë nga KEK-u.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme