Korporata Energjetike e Kosovës sërish e ka pranuar se ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit gjatë vlerësimit të ofertave në një tender që peshon rreth 200 mijë euro, shkruan sot KD.
Disa nene të Ligjit të prokurimit publik KEK-u i ka shkelur në tenderin për “montimin dhe demontimin i valves kryesore rregulluese për furnizimin e kazanit me ujë për B1, A3”.
Konstatimet për shkelje ligjore i ka bërë eksperti shqyrtues i caktuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për të shqyrtuar ankesën e kompanisë “B&D Engineering”, e cila ishte ankuar kundër njoftimit për dhënie të kontratës të lëshuar nga KEK-u.
E në njoftimin për dhënie të kontratës, të publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit, KEK-u ka rekomanduar që kontratën t’ia japë kompanisë “ATM Engineering”.
Vlera e kontratës së planifikuar për t’u nënshkruar ishte 158 mijë e 943 euro, të cilën e kishte ofertuar kompania “ATM Engineering”, përcjell koha.net. Mirëpo, në të njëjtin njoftim është shkruar se vlera më e madhe e ofertuar ka qenë për 100 mijë euro më e lartë, apo 262 mijë euro. Gazeta ka mësuar se oferta e kompanisë ankuese është dukshëm më e lartë se ajo që KEK-u e ka rekomanduar për kontratë.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...