Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim t’i stimulojë me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm të gjithë punëtorët.
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka thënë se kostoja e kësaj do të jetë 2 milionë euro.
“Që nga data 10 kur janë mbyllur shkollat, ne kemi bërë një angazhim maksimal. Kemi vizituar gjithë punëtorët dhe angazhimi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë maksimal edhe në këtë situatë pandemie”, ka thënë ai.
“Ata rrezikojnë shëndetin e tyre vetëm që qytetarët tanë të kenë energji elektrike e cila është jetike sidomos këtë situatë që po kalojmë. Duke marrë parasysh këtë se nuk po e dimë se sa do të zgjasë kjo pandemi, në mënyrë që t’i motivojmë punëtorët, bordi i drejtorëve të KEK-ut, me kërkesë të menxhamentit ka marrë vendim që të gjithë punëtorët që kanë shërbyer këto ditë, të shpërblehen me nga 300 euro”.
“Ndoshta kjo është e paktë për mundin dhe sakrificën që janë duke bërë, por kushtet tona buxhetore janë kaq dhe kjo është një stimulim që të kenë motiv që të punojnë edhe më shumë në të ardhmen. Përafërsisht, kostoja e këtij stimulimi do të jetë 1 milion euro në muaj”, ka thënë ai.
Shëndeti i tyre, aktualisht është i mirë, thotë Thaçi, teksa u shpreh se nuk ka ndonjë informatë nëse ndonjëri nga punëtorët është i prekur me koronavirus.
Që të evitohen kjo sëmundje, Thaçi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që ta sjellin një ekip që të kontrollohen punëtorët e KEK-ut, pasi siç thotë ai, nuk kanë ndonjë mjet për analiza.
“Aktualisht shëndeti i tyre është i mirë, nuk kemi ndonjë indikacion apo ndonjë informatë që dikush prej tyre është i prekur apo ka dyshime për simptoma”.
“Realisht nuk kemi ndonjë mjet që i bëjmë analizat, përveç i kemi disa termometra që i matim temperaturat që i bëjmë vetë, kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë por edhe ata kanë ngarkesa të ndryshme siç po shihet, nëse kanë mundësi që të na sjellin një ekip mjekësor që punëtorët kur hyjnë në punë të masin temperaturat apo të konstatojnë nëse ka ndonjë simptomë ndonjë punëtorë i yni”, ka thënë ai./eo/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...