Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë me dije se ka arritur që në afat rekord ta stabilizojë prodhimin e energjisë elektrike dhe tu sigurojë konsumatorëve furnizim të plotë.
“Si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar te gjitha normat e parapara teknike, te gjitha punët rreth aftësimit te njësisë gjeneruese A4 kane përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj. Si rrjedhojë njësia A4, ne orët e hershme te mëngjesit sot, është lëshuar ne pune te rregullt”.
“Në këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 MËh/h nga dy njësi të Kosovës B dhe një njësi të Kosovës A, që sipas informatave që kemi mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor.
Më tej, në bazë të dinamikës së shtuar të punimeve, pritet që deri të hënën edhe një njësi e Kosovës A të jetë në prodhim”, thuhet në komunikatën e Korporatës Energjetike.
Ky zotim i KEK-ut ka ardhur pas deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike, që do t’i mbulonte nevojat e konsumit të vendit.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është në negociata me një kompani gjermane e interesuar për të investuar në energjetikë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...