Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që gjatë sezonit të dimrit mos të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo siguri ka ardhur në bazë të rezervave të mjaftueshme të thëngjillit dhe riparimit të blloqeve që mos të ketë rënie të tyre.
Kështu ka thënë drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.
Krahas kësaj u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe avancimit të Qendrës të Trajnimit në KEK, që biznese të ndryshme të shfrytëzojnë, sidomos te fushat e industrisë së metaleve.
Kryeshefi i KEK-ut po ashtu e siguroi Rukiqin se gjithë bizneset që janë konsumatorë të mëdhenj, e që janë të lidhur me rrjetin e transmisionit do të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK.
“KEK-u ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që sezonin dimëror të kalojë sa më mirë të jetë e mundshme. T’i respektojë gjitha marrëveshjet kontraktuale që i ka me akterët tjerë. Kemi rezerva të mjaftueshme të thëngjillit që na jep komoditet që dimrin ta kalojmë pa problem. Po ashtu, i kemi bërë gjitha përpjekjet e mundshme që riparimet e blloqeve të kryhen me kohë më të hershme në mënyrë që në sezonin e dimrit mos të kemi rënie të blloqeve si ka qenë deri më tash…po ashtu diskutuam edhe shumë çështje që lidhen me bizneset, siç është mundësia që konsumatorët e mëdhenj që janë të lidhur në rrjetin e transmisionit të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK-u. U pajtuam bashkërisht që këtë çështje të ngrisim në organet relevante që merren më këtë çështje. Po ashtu, si pikë diskutimi ishte dhe çështja që e mundësisë që bizneset tona të kenë mundësi që stafin e vet t ë vijnë të trajnon në qendrën e trajnimit në KEK”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi duke folur për nevojën energjisë elektrike te bizneset u shpreh optimist se këtë sezon dimëror ato nuk do të ketë këtë problem. Teksa shprehu nevojën e trajnimit dhe certifikimit të fuqisë punëtore në Qendrën Trajnimeve në KEK.
“Oda Ekonomike ka mundësi që të ketë partneritete mes Odës, KEK-ut, sektorit privat dhe natyrisht komunitetit të donatorëve që e përkrahin vendin për me fuqizu dhe avancu punën e Qendrës së Trajnimeve e cila është padyshim një prej qendrave më moderne në rajon sa i përket mundësive të për trajnim dhe certifikim të fuqisë punëtore, sidomos për fushat që ne kemi tash nevojë tek industria e metaleve, sektori i energjisë, ndërtimi dhe kështu me radhë”, u shpreh Rukiqi.
Gjatë këtij takimi mes tjerash u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh mes KEK-ut edhe OEK për t’iu shërbyer bizneseve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...