Ka rreth një muaj që furnizimi me energji elektrike është përmirësuar në lagjen e banuar me ashkalinjë në komunën e Fushë Kosovës. Kjo falë rinovimit të rrjetit elektrik nga ana KEDS-it.
Investimi i KEDS-it në këtë lagje ka të bëjë me ndërrimin e shtyllave të drunjta me ato të betonit, vendosja e një trafoje të re si dhe ndërrimi i kabllove.
Me këtë investim KEDS ka arritur t’i zvogëlojë humbjet në rrjet si dhe në të njëjtën kohë të sigurojë furnizim më stabil për banorët, të cilët tregohen falënderues edhe për shkak se rrjeti i vjetër ka qenë edhe i rrezikshëm për ta.
“Ka një muaj që është lëshuar kjo lidhje, më herët ka qenë një trafo shumë e dobët. Tash kemi rrymë vazhdimisht dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë pengesë”, tha Bekim Arifi banor i kësaj lagje.
Se është përmirësuar furnizimi me energji elektrike e thotë edhe inxhinierja përgjegjëse për këtë projekt, Teuta Buqinca.
“Është përmirësuar furnizimi me energji elektrike si në kualitet ashtu edhe në kuantitet. Ky investim KEDS-it i ka kushtuar rreth 130 mijë e uro”, thotë Buqinca.
Sipas saj siguria për qytetarë do të jetë më e madhe, sepse shtyllat e drurit janë dhe do të zëvendësohen me shtylla betoni.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...