KEDS ka hapur dyert për mbështetjen e studentëve dhe nxënësve kosovarë për edukimin, përgatitjen profesionale dhe mundësin e punësimit për ta. Në kuadër të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike, funksionon edhe KEDS Academy, ku pjesëmarrësit e gjeneratës së tretë të kësaj akademie, sipas plan-programit, pas përmbylljes të pjesës teorike, janë duke mbajtur punën praktike.
Grupet e nxënësve dhe studentëve të ndarë në nëngrupe janë shpërndarë nëpër departamente të ndryshme të KEDS-it.
Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, theksoi për KosovaPress se në përfundimin e javës së pestë, ku studentët e KEDS Academy kanë filluar me punë praktike edhe në departamentin e kalibrimit të njehsorëve. Ai tha se po i aftësojnë studentët e akademisë se si punohet dhe si bëhet montimi i njehsorëve, po ashtu, edhe për matjen e njësorëve.
Buzhala tha se në vitin e parë dhe të dytë të KEDS Academy, ka pasur nga 50 student, kurse, në gjeneratën e tretë ishin diku rreth 37 studentë nga fakultete të ndryshme dhe nxënës të shkollave të mesme teknike që janë në vitin e fundit shkollor. Ai tha se gjenerata e parë është punësuar dhe pjesa dërmuese e vitit të dytë.
“Jemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë rinisë kosovare, përkatësisht të ajkës së rinisë kosovare. Studentët e mirë tash e kanë një adresë dhe ne ua hapim dyert si për aftësim praktik në drejtime përkatëse, ashtu edhe mundësitë e punësimit, do të thotë po flasim jo vetëm për aftësim praktiko-teorik. Pra, përvojat e më hershme të vitit të KEDS Academy 1 dhe 2, tregojnë që ne edhe i kemi punësuar pjesën më të madhe të studentëve dhe të nxënësve të shkollave të mesme të vitit të fundit… rreth 50 student të gjeneratës së parë janë punësuar në KEDS, pastaj pjesa dërmuese e gjeneratës së dytë. Sigurisht se me gjeneratën e tretë dhe të ardhshme do të ketë edhe nxitje të konkurrencës për të fituar një vend pune, mirëpo, sigurisht se më të mirët do të jenë pjesë e KEDS”, theksoi Buzhala.
Studenti Arven Syla, i cili është në përfundim të studimeve në fakultetin teknik, përveç aftësimit teorik, së fundmi është duke ndjekur edhe programin praktik në departamentin e kalibrimit për verifikimin dhe shqyrtimin e njehsorëve elektrik në KEDS. Ai tha se ka përfituar njohuri shtesë se si bëhet testimi dhe raportimi nga inxhinierët në këtë departament. Syla pas mbarimit të ligjëratave dhe punës praktike, beson se do të punësohet në këtë kompani.
“KEDS Academy kemi filluar nga dhjetori, ku kemi mbajtur disa ligjërata, tash jemi në fazën e praktikës. Praktika ka filluar qe pesë javë, tani jemi në javën e fundit… praktika ka qenë tepër e mirë, kemi qenë në të gjitha departamentet nga një javë, kemi vizituar kemi dalë në terren, pra, tani jemi në departamentin e kalibrimit, ku këtu po bëjmë verifikimin dhe shqyrtimin e njehsorëve elektrik…po së bashku me inxhinierët na kanë treguar se si bëhet testimi dhe gjithashtu na kanë lejuar të bëjmë edhe njësimin e tyre. Po ashtu, i kemi ndihmuar të bëjmë raportet rreth njësimit të tyre… Shpresoj që po ndoshta pas përfundimit të programit nuk i dihet, por në kuadër të përvojave të kaluara ka pasur edhe kolegë të gjeneratave të kaluara të KEDS janë punësuar”, tha Syla.
Edhe Gylgjane Maqedonici, pjesëmarrëse e gjeneratës së tretë në KEDS Academy, thotë se puna praktike ka shkuar mirë qe pesë javë, ku ka parë se si funksionon secili departament në kuadër të KEDS.
“Faktikisht KEDS e kam parë si një mundësi shumë të mirë për me u afruar më shumë me praktikën dhe me parë punën nga afër, por edhe për me gjet një punë në të ardhmen për arsye se jam në vit të tretë dhe jam në përfundim të studimeve… Kështu që KEDS më ka afruar edhe një mundësi me gjet veten… jo që po shpresoj, por besoj që po”, tha Maqedonci.
Kurse, Jehona Bunjaku për programin e KEDS Academy tha se është një mundësi mjaft e mirë për të rinjtë kosovarë. Ajo tha se me punën praktike përveç vizitave në departamente, kanë pasur mundësi të vizitojnë edhe nënstacione të ndryshme dhe pika të tjera të KEDS.
“KEDS Akademy mendoj se është një program shumë i mirë për të rinjtë e drejtimeve energjetik, si për ata të shkollave të mesme, po ashtu edhe për neve… Më ka pëlqyer pjesa teorike që e kemi pasur në fillim në KEDS Akademi, por tash jemi në jav? ?n e pestë tëpërfundimit të praktikës profesionale…gjatë këtyre ditëve sa kemi mbajt praktikë, përveç vizitave nëdepartamente, kemi pasur mundësi me viztuar edhe nënstacione të ndryshme dhe pika të tjera ku operon KEDS”, tha Bunjaku.
Buzhala duke folur edhe për marrëveshjen e arritur për bashkëpunim profesional ndërmjet KEDS dhe Ministrisë së Arsimit tha se fokus i marrëveshjes është ofrimi i praktikës profesionale për drejtimet adekuate tek nxënësit e shkollave të mesme, përkatësisht të vitit të fundit të këtyre shkollave. Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për punësim të nxënësve të dalluar në akademi.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami pas marrëveshjes së arritur me KEDS, ka thënë se Akademia e KEDS-it është një shembull i mirë i investimit të kësaj kompanie në edukimin e të rinjve, duke marrë në vazhdimësi një numër të caktuar të nxënësve, të cilëve u ofrohet mundësia që ata të ush trojnë praktikën profesionale për gjashtë muaj, duke ndërtuar kompetencat dhe shkathtësitë dhe duke i punësuar. Ai tha se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga kompanitë tjera.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki