Hartimi i Katalogut të vendeve të punës për shërbyesit civilë të Kosovës, i cili po përgatitet nga Ministria e Administratës Publike, i ka shqetësuar ata që punojnë në institucione shtetërore.
Shuarja e disa pozitave të punës dhe nivelizimi i pagave ka qenë shqetësimi kryesor i tyre në lidhje me hartimin e këtij katalogu. Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë dhe përfaqësuesi nga komuna e Rahovecit kanë kërkuar nga Ministria e Administratës Publike që të bëjë rishikimin e Katalogut, para se ai të hyjë në fuqi plotësisht. Ata thanë se ky dokument po rrezikon shërbyesit civilë që të mbesin pa vende të punës. Kështu u tha të hënën mbrëma në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të Klan Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi, ka thënë se hartimi i Katalogu të Punës rrezikon shërbyesit civilë sepse ka shumë pozita të rëndësishme që sot janë e të cilat nuk parashihen me këtë dokument.
“Nuk janë marrë parasysh rekomandimet e të gjitha institucioneve përkatëse dhe na del se ka pozicione shumë të rëndësishme që fare nuk parashihen në katalog, pozicione tëdrejtoreve që nuk janë parë në këtë dokument”, tha Zymberi.
Shqetësime për shuarjen e pozitave të punës në shërbimin civil ka shprehur edhe shefi i personelit në komunën e Rahovecit, Ymret Reshiti. Ai ka thënë se nëse ky Katalog hyn në fuqi nuk di se çfarë t’iu thotë punëtorëve të tij.
“Dua të ju them edhe punëtoreve se janë të rrezikuar për vendet e punës, nuk mundemi me e fsheh këtë fakt. Ky katalog që bënë klasifikimin e vendeve të punës, nga 8 mijë tituj, tani ky numër po reduktohet dhe kështu shumë shërbyes civil do të mbeten pa vende të punës” është shprehur Reshiti. Ai më tej ka thënë se vetëm në komunën e Rahovecit nuk janëpërfshirë rreth 70 tituj të punës.
Përgjigje shqetësimeve të tyre u ka dhënë Rrahman Zahiti nga Ministria e Administratës Publike. Ai ka thënë se nuk do të ketë shuarje të vendeve të punës dhe për këtë i ka garantuar të gjithë shërbyesit civil.
“Absolutisht, Katalogu i vendeve të punës nuk ka të bëjë fare me shuarjen e vendeve të punës, ne nuk mund të i heqim nga vendet shërbyesit civil, këtu kemi të bëjmë me unifikimin e vendeve të punës në mënyrë që të kemi një staf civil sa më efikas” ka thënë Reshitaj. Ai ka shtuar se ky dokument i nevojitet shërbyesve civilë.
Se katalogu i vendeve të punës duhet të hyjë nëzbatueshmëri, ka thënë edhe Besnik Mucaj nga Instituti për Qeverisje Lokale.
“Administrata në tërë Kosovën ka nevojë për këtë katalog në mënyrë që puna të jetë më efektive. Ne kemi rekomanduar që të merren përvojat nga Evropa Lindore sepse ka kaluar nëpër këtë proces, pra ky katalog u hapë rrugë vlerësimit të punonjësve dhe përformancës së tyre” ka thënëMucaj.
Katalogu i vendeve të punës ka filluar të hartohet që nga viti i kaluar dhe pritet të përfundoj deri në mes të këtij viti. Sipas zyrtarëve të MAP-it, hartimi i këtij dokumenti ka qenë obligim i institucioneve të Kosovës. Parimi bazë i Katalogut të vendeve të punës është, paga e njëjtë për punë të njëjtë.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre