Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Mustafë Kadriaj ka thënë se pako për ndihma financiare për sektorin privat e ndarë nga Qeveria e Kosovës nuk është e dinjitetshme.
Ai këto i tha në konferencën e organizuar nga AKB, shkruan arbresh.info.
“Qeveria me pakot e saj për përkrahje në këtë fazë emergjente nuk ka dhenë përkrahje dinjitoze pasi si rezultat i pagave dhe tatimeve të këtyre bizneseve për 20 vite ka ndihmuar shtetin”, ka thënë ai.
Ai këtë pako e ka quajtur sociale.
“Qeveria ka vendos për disa përkrahje sociale sepse bizneset nuk kanë nevojë për pako sociale por infuzion ekonomik”, ka shtuar ai.
Edhe i pari i AKB-së, Agim Shahini ka kërkuar që brenda kësaj pako të ketë disa ndryshime si rritja e pagës së ndarë për sektorin privat.
Shahini ka kërkuar që të ketë thirrje të parave nga jashtë Kosovës./arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...