Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim zëvendëspresidenten rajonale të Bankës Botërore, Laura Tuck, e shoqëruar nga drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, si dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, me të cilët ka diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët dhe e falënderoi atë për ndihmën që Banka Botërore i ka dhënë shtetit të Kosovës.
Me këtë rast ministri Hoti njoftoi Zëvendëspresidenten Rajonale të Bankës Botërore, Laura Tuck se Kosova ka stabilitet makroekonomik dhe fiskal dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i realizuar objektivat e saj në zhvillimin ekonomik dhe financiar të shtetit.
Hoti thuhet se falënderoi Bankën Botërore për bashkëpunimin dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit me theks të veçantë në implementimin e projekteve ekzistuese në harmoni me agjendën e Qeverisë në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë.
Ministri Hoti i njoftoi Zyrtarët e lartë të Bankës Botërore gjithashtu edhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar planin zhvillimor të saj, i cili ka për qëllim që të siguroj rritje të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e kushteve sa më të mira të të bërit biznes.
Ndërsa, Zëvendëspresidentja Rajonale të Bankës Botërore, Laura Tuck duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen u shpreh se niveli i bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore është shumë i mirë dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë e Bankës Botërore për përkrahjen e projekteve zhvillimore për Kosovën edhe në të ardhmen. /Kosovapress/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...